Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Kushtet bio-meteorologjike dhe agro-meteorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdueshëm të parametrit të erës.
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe