Google ADS

Lamih Balaj intervistohet nga Komisioni: Z-mobile ‘E ka shkel me rrotë’ Telekomin, i shkaktoi humbje mbi 200 milionë euro

10:04 | 31 Maj 2019
A Z

Të premten kryetari i Sindikatës së Pavarur të PTK-së, Lamih Balaj  është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Komisioni Hetimor Parlamentar për gjendjen në PTK dhe Vala.

I pyetur nga kryetari i komisionit, Visar Ymeri për lëndët e dërguara në Polici, Balaj ka thënë se nuk janë informuar për rrjedhën e tyre, shkruan arbresh.info.

“Ne kemi mbledh land dhe i kemi dërguar ne departamentin e krimeve ekonomike me 28 maj 2018, ne pas 10 viteve jemi ftua ne intervistë dhe më nuk e dimë se ku është procesi”, ka thënë ai.

Sipas tij, Telekomin e kamë sjellë në këtë gjendje kontratat e dëmshme.

“Kontratat që janë cilësuar si të dëmshme e kanë sjellë në këtë gjendje Telekomin, ne kemi punëtorë mjaftueshëm që të ofrohen të gjitha shërbimet dhe kemi proklamuar në vazhdimësi që të shkëputen këto kontrata “, ka shtuar ai.

I pari i Sindikatës se Telekomit ka shtuar se Telekomi mesatarisht humb 200 mijë euro brenda vitit.

“ z-mobile ka deklaruar se vitimi vjetor arrin në 85 milionë e dëme Telekomit i kanë shkaktuat humbje mbi 200 milionë euro”, ka thënë Balaj.

Balaja ka përmendur edhe rastin kur këshilltari i kryeshefit të Telekomit është punësuar si zëvendësdrejtor në z-mobile.

“Këshilltari i ish-krye shefit ekzekutiv të Telekomit, Shyqyri Haxha dhe këshilltari i ish-kryeshefit tjetër, Agron Mustafa , Fatos Shema ka shku zëvendësdrejtor në z-mobile”, ka thënë ai.

E anëtari i Komisionit, Milaim Zeka e ka pyetur Balajan nëse ish-kryeshefi, Agron Mustafa ka provuar të josh sindikatën duke u dhënë edhe vetura private e privilegje tjera.

“ Unë jam taku me Agron Mustafan sa herë kemi pas nevoje, ne e kemi fondin sindikal dhe kemi ble veturë. Nëse do të kisha josh prej Agronit apo dikur tjetër unë nuk do te isha sot këtu duke raportuar. Kemi organizuar një feste për 17 shkurtin dhe kemi ble edhe dhurata për vitin e ri e këto na janë ndihmuar nga Telekomi sepse me ligj lejohet rekreacioni”, ka thënë ai.

Balaja ka shtuar se kanë pas vështirësi të komunikojnë me medie dhe t’i transmetojnë shqetësimet e tyre për shkak të lidhjeve që kanë pas me Telekom duke aluduar në kontratat financiare qe ka pas Telekomi me mediat në Kosovë.

Ai ka përmendur edhe një reklamë të z-mobile në të cilën thuhet “të shkeli më rrotë” e sipas tij duke i shkaktuar humbje Telekomit mbi 200 milionë euro me të vërtetë e kanë shkel më rrotë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme