Kurti: Për një vit morëm 581 vendime dhe proceduam 128 projektligje, më shumë sesa çdo Qeveri paraprake

10:41 | 23 Mars 2022
S D

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e 68 të Qeverisë së Kosovës, tha se kabineti i tij në një vit qeverisje me vendin ka arritur që në 67 mbledhje të Qeverisë të marr 581 vendime dhe ka proceduar 128 projektligje më shumë se Qeveritë paraprake, raporton arbresh.info.

“Vota e qytetarëve të Republikës së Kosovës, anë e mban vendit tonë u bë edhe votë në Kuvendin e Republikës së Kosovës  për Qeverinë tonë e të tyre, dhe këtë e kemi bërë ne në një vit të punës, ku gjatë këtyre 365 ditëve kishim gjithsej 67 mbledhje të Qeverisë e sot jemi në mbledhjen e 68-të, e ku morëm 581 vendime e sot i tejkalojmë 600 sossh, ku proceduam 128 projektligje ku sot i kalojmë edhe 130 më shumë sesa çdo Qeveri tjetër paraprake në vitin e parë të saj”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se qytetarët qysh vitin e kaluar vendosën kundër korrupsionit dhe ishin pro kthimit të virtyteve në institucione e vendit.

“Përafërsisht në këtë orë saktësisht para një viti me 22 mars 2021 në morëm detyrën e re. Qytetarët në vitin e kaluar vendosën për riorientimin demokratik dhe evropian të shoqërisë sonë, votuan për luftën ndaj korrupsionit institucional e financiar, votuan për kthimin e virtyteve në institucione që shpërndajnë barazi e drejtësi, votuan për kthimin e aftësisë në borde që administrojnë burime ekonomike dhe njerëzore, votuan për rritjen e punësimit dhe shpërndarjen me të drejt të punës sipas aftësive dhe kualifikimit, votuan për forcimin e ushtrisë dhe votuan për rritjen e ekonomisë së buxhetit e të forcimit të shtetit dhe sovranitetit”, deklaroi Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme