Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrëse të Qeverisë sot foli për betimin e kryetarëve të ri në komunat veriore të vendit.
Për numrin e vogël të votuesve në zgjedhjet e 23 prillit, Kurti tha se kjo shpreh mungesën e vullnetit të lirë, për shkak të ndërhyrjes së shtetit serb.
“Vota e munguar e 23 prillit ishte mungesë e vullnetit të lirë, e jo vullnetit politik serb. Sjelljet e tilla të orkestruara nga Beogradi nuk po bëhen për herë të parë dhe janë të dëmshme dhe të papranueshme për mbarëvajtjen e demokracisë”, tha Kurti.
Betimin e Atiqit në Mitrovicë të Veriut dhe kryetarëve të tjerë nesër, Kurti i sheh si normale, ndërkaq jonormale e sheh mbetjen e qytetarëve atje pa kryetar.
“Betimi i kryetarit Atiq ishte krejt në rregull, është diçka krejt normale. Nesër do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i kryetarëve të tjerë. Kanë kaluar mbi 6 muaj pa kryetarë dhe banorët kanë mbetur pa shërbime komunale dhe mirëqenie institucionale në komunat e tyre, e kjo nuk është normale”, tha ai.
Tutje, ai theksoi se çdo veprim i Qeverisë mbi këtë çështje, ka për qëllim sigurimin e mbarëvajtjes dhe shërbimit ndaj qytetarëve./Arbresh.info/
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...