Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ju ka përgjigjur sot akuzave të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në një konferencë për media, Kurti tha se “e di që ndodhemi në sulme dhe akuza të shumta të opozitës por duhet ta kuptoni se unë kam ardhur në qeverisje me një fitore të listës sonë me 50.28%”.
“Unë diplomën në UP e kam në fakultetin e Teknikut në Telekomunikacion dhe Kompjuterikë dhe nuk e kam në blerje në bursë. Nuk besoj që kemi bërë asnjë lëshim ose gabim, deri më tani. E di që ndodhemi në sulme dhe akuza të shumta të opozitës por duhet ta kuptoni se unë kam ardhur në qeverisje me një fitore të listës sonë me 50.28%, sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh me ish-pushtetin që është sot në opozitë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info
Kujtojmë se Abdixhiku ka deklaruar për Kurtin se nëse ai nuk e di çmimi i rrymës kontraktohet atëherë ta dorëzoj diplomën e inxhinierit në fakultet./ arbresh.info/
Zvicra publikon listën ndaj Serbisë, dy shqiptarë të ftuar
Digjet një fermë dhe disa kafshë shtëpiake në Leposaviq
Ambasadori britanik viziton Gjykatën Supreme – vlerëson lart...
Zhegrova: Mendoj se shpirti i ekipit tonë e bëri diferencën
Vetëplagoset një person në Pejë
Policia shqiptoi 2605 gjoba trafiku për 24 orë