Kurti: I kam dy vëllezër, por ata nuk vijnë në Qeveri, vëllezërit janë për te shpija

14:03 | 22 Shtator 2022
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot në Kuvend në lidhje me vazhdimin e grevës në arsim.

Kurti ka thënë se i ka dy vëllezër por që asnjëri s’ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë as në qeverinë Kurti I e as në qeverinë Kurti II. Sic thotë kreu i VV-së “vëllezërit janë për te shpia” dhe se “ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni”

“Dhe është i njëjti njeri në krye të SBASHK-ut e janë dy deputetë të dalur prej PAN-it, në dy parti të ndryshme, se e treta nuk e kalojë pragun që sot e tregojnë qartë se problem është kryeministri e jo pse nxënësit nuk shkojnë në shkolla. Deputeti Hoxhaj merr shembull Finlandën për grevë, ka qenë ministër i Arsimit është dashur atëherë të kujtohet e jo tani, për besë nuk është fer. Besoj se vëllezërit janë për të shtëpia, ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni, prandaj unë natyrisht që irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit, kur dikur ka qenë dikush tejtër tash jam unë e një ditë vjen dikush tjetër thotë vëlla.Është shumë me rëndësi që të kuptohet vizioni im, që të ndahet publikja nga privatja. Bëhet fjalë për një qeverisje demokratike që dëshiron ta bëjë këtë ndarje, e ne po e bëjmë këtë ndarje. Të flasësh për arsimin me terma të vllaznillakut ka mund të jetë në të kaluarën por s’është më dhe s’do të jetë sa të jem unë kryeministër” ,tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme