Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një intervistë për SkyNews ka folur për gjendjen në Ukrainë, ndërkaq theksoi se as Ballkan nuk është imun ndaj situatës atje.
Kurti, theksoi se e njëjta situata si në Ukrainë, ka qenë edhe në pranverën e 1999 në Ballkan.
“Tashmë këtë e kemi parë edhe në Ballkan në pranverën e vitit 1999. Mbi 860 mijë qytetarë ishin larguar nga Kosova. Qindra masakra të ndodhura, mbi 12 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë dhe rreth 20 mijë gra janë përdhunuar. Tashmë po e shohim agresionin rus në Ukrainë, ku secili lider është duke e dënuar. Tashmë jemi në përkrahje të popullit ukrainas për respektim të integritetit territorial”, tha ai./arbresh.info/
Një grua raporton në polici për zhdukjen e dy vajzave të saj...
Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë, i dys...
KQZ sot mban mbledhjen e radhës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Viti për ta pushtuar Evropën: Yjet e rinj nga Kosova që syno...