Rezultati preliminar ka sjell befasi të shumta në zgjedhjet e 17 tetorit të mbajtura të dielën.
Gare interesante është zhvilluar edhe në komunën e Drenasit mes Ramiz Lladrovcit nga Partia Demokratike e Kosovës e Driton Ajazit i cili ka garuar me iniciativën qytetare, Demokratët e Drenasit.
Balotazhin e ka mirëpritur ish-partiaku i Lladrovcit, Driton Ajazi.
Përmes një statusi në facebook, Ajazi ka shkruar se është koha për ndryshim duke i falënderuar qytetarët për votat e dhëna, raporton arbresh.info.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Do ia kthejmë Drenasit demokracinë e drejtësinë.
Të bashkuar për një të ardhme më të mirë!
Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!?./arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë