Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar për “Zërin” se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme nëse vendosin të gjitha subjektet e tjera politike. Por, sipas tij, asnjë parti nuk dëshiron të ketë zgjedhje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kosovës aktualisht nuk i duhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por i duhet stabilitet dhe qëndrueshmëri institucionale.
Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e gatshme për zgjedhje nëse të gjitha partitë parlamentare vendosin për një gjë të tillë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
Sipas tij, pavarësisht gatishmërisë së PDK-së asnjë subjekt politik në vend nuk dëshiron zgjedhje në Kosovë, pasi që janë disa çështje të rëndësisë nacionale që duhet të definohen brenda dy-tre vjetëve të ardhshme.
Shefi i deputetëve të PDK-së gjatë kësaj interviste për “Zërin” ka folur edhe për fazën finale të dialogut me Serbinë, duke thënë se vendit edhe këtë herë i duhet një ekip i unitetit dhe këtë proces duhet ta udhëheqë presidenti Thaçi pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe partnerit të koalicionit qeverisës, Nisma Socialdemokrate.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...