Google ADS

KQZ nuk dërgon listat, pacientët në Klinikën Infektive mbesin pa votuar

18:44 | 14 Nëntor 2021
A Z

Pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive (QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Arbresh.info, nga burimet mëson se, KQZ, ka marr emrat dhe numrat e letërnjoftimit të pacienteve të shtrirë, por askush nga ekipi i KQZ-së nuk ka shkuar me listë për të ua mundësuar votimin.

Arbresh.info ka kontaktuar rreth kësaj çështje me drejtorin e Klinikës Infektive Arben Vishaj, por nuk është përgjigjur, duke thënë vetëm  kontaktoni me zyrën për media.

Arbresh.info ka tentuar të flasë më zyrën për media në QKUK, por nuk janë përgjigjur.

Të ngjashme