Google ADS

Komuna e Prishtinës reagon pas vdekjes së personit që ra në pusetë: S’është në kompetencë të Kryeqytetit, por të Qeverisë

15:13 | 21 Gusht 2024
A Z

Të martën ka ndërruar jetë personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve pasi kishte rënë në një pusetë më 9 gusht.

Për këtë ka reaguar Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit të komunës, puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, sipas tyre kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të Kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria.

“Më datën 09 gusht 2024, një i moshuar ka rënë në një pusetë të hapur përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë – Podujevë. Si pasojë, personi në fjalë ka ndërruar jetë me 19 gusht. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është konstatuar nga ekipet tona dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës, se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë”, thuhet në reagimin e komunës.

“Kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të Kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria. Janë për keqardhje deklaratat e pavërteta nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët këtë fatkeqësi të rëndë tentojnë t’a politizojnë dhe përmes shpifjeve tentojnë t’ia hedhin fajin organeve të Kryeqytetit”, thuhet tutje në reagim./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme