Këshilltari i Kurtit publikon një dokument ku thuhet se Vuçiqi ishte sanksionuar nga BE-ja

10:38 | 30 Janar 2023
A Z

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka publikuar një dokument ku thuhet se presidenti serb, atëkohë minitër i Informacionit, Aleksandar Vuçiq, ishte sanksionuar nga BE-ja në vitin 1999 për gjenocid në Kosovë.

“Në vitin 1999 BE-ja e sanksionoi Aleksandër Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë. Në vitin 2023 Miroslav Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Zulfaj në Facebook.

Ai shtoi se Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme