Kabashi: Gervalla nuk ka të drejtë të bëhet ministre me votat e bashkëpartiakëve të Rexhep Selimit

15:56 | 4 Maj 2021
V. S.

Gazetari, Bekim Kabashi përmes një postimi në facebook, ka shkruar rreth deklaratës së Ministres së punëve të jashtme, Donika Gervalla.

Sipas Kabashit është e drejte e Donika Gervalles të pretendoj se ka dëshmi që Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë në mesin e përgjegjësve për vrasjet e pasluftës por jo të bëhet ministre më votat e bashkëpartiakëve të Rexhep Selimi, raporton arbresh.info

Postimi i plotë:

Është e drejte e Donika Gervalles me pretendua se ka dëshmi qe Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë ne mesin e përgjegjësve për vrasjet e pasluftës.

Por, është e padrejte pastaj qe me votat e bashkëpartiakëve te Selimit me u bo ministre, sepse nënkuptohet qe ato pretendime aq renda i ka bere për te denigruar kundërshtarët politik, e jo për të kërkuar drejtësi për viktimat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme