Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër pret për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Në orën 09:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Meta me ceremonitë më të larta shtetërore.
Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu do të zhvilloj takim me presidentin e Meta, si dhe në fund të takimit mbajnë konferencë të përbashkët për media, në kabinetin e Presidentes.
Ndërsa, në orën 19:50, Presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s, te Pllatoja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë. /arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele