Policia e Kosovës për shkak fluksit të madh në pikë-kalimin kufitar Merdar kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit.
Në njoftimin për media thuhet se Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota, në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës është më i madh, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdar.
“Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdar për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se për shkak të fluksit të madh të udhëtareve pritjet janë të gjata dhe apelojmë te të gjithë që të shfrytëzohen edhe pikat tjera të kalimit kufitar”./arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...