Google ADS

E konfirmon Prokuroria: Tre persona janë arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

21:45 | 11 Dhjetor 2021
V. S.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të dyshuar lidhur me vrasjen e trefishtë, më 26 nëntor, në Gllogjan të Deçanit në një sulm të armatosur ndaj autobusit që po transportonte nxënës.

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj në një konferencë të jashtëzakonshme ka njoftuar se lidhur me këtë vrasje të trefishtë janë bërë arrestimet e para.

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokori Agim Kurtmehaj.

Më 26 nëntor në sulmin ndaj një autobusi të linjës Gjakovë-Deçan mbetën të vdekur 3 persona, dy nxënës dhe shoferi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme