Ish-drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Selvete Sylejmani, ka reaguar pas shkarkimit që iu bë nga kryetari i komunës Alban Hyseni.
Ajo përmes një statusi në Facebook ka shkruar se pas takimit me kryetarin Hysenaj janë dakorduar që kjo e fundit ta liroj pozitën, pas siç thotë ajo shpifjeve për nepotizëm.
“Në takimin zyrtar me Kryetarin e Komunes, z.Alban Hyseni, me datë 05.09.2022, u dakorduam për lirimin e pozitës si Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Lirimit të pozitës i paraprinë shpifjet dhe akuzat për nepotizëm, nga njerëz jo kredibil, ish-politikan të dështuar e persona që kanë tentuar vazhdimisht të imponojnë e të inskenojnë manipulime të ndryshme tash e disa vite. Unë si Drejtoreshë e Arsimit ndjehem e pastërt ndaj këtyre akuzave dhe jap përgjegjësi të plotë para qytetarëve, për punën time prej ditës së parë në arsim”, shkruan ajo.
Tutje ajo e ka quajtur të pa pranueshme lidhjen familjare të saj me kandidatët që kanë aplikuar në konkursin për rekrutim të mësimdhënësve.
“Përgjegjësia për punësimin e aplikuesve në konkursin e datës 24.06.2022 nuk bie në asnjë formë mbi kompetencat e Drejtorit, prandaj çfarëdo akuze e pafaktuar ndaj meje, duke targetuar lidhjen time familjare me ndonjë prej kandidatëve, është e papranueshme dhe jologjike. Gjatë gjithë kësaj kohe, asnjëherë, askush nga zyrtarët e DKA-së nuk ka pasur asnjë lloj presioni nga ana ime, e nga ana e askujt tjetër dhe në këtë drejtim kam qenë gjithmonë e prerë. Antarët e komisionit të po këtij konkursi kanë kryer punën në mënyrë të pavarur”, ka shtuar ajo.
Sylejmani ka theksuar se është krenare për punën e saj, raporton Paparaci.
“Parimet dhe synimet e mia nuk do t’i thej asnjëherë, e do të punoj në të mirë të arsimit siç kam punuar gjithmonë. Jam krenare për punën timë si arsimtare e si drejtoreshë për gjithë këto vite. Uroj që po këto parime, t’i mbaj edhe Kryetari, e të mos ndikohet nga qarqe dhe individ të caktuar që për synim e kanë degradimin dhe shkatërrimin e institucioneve dhe jetës shoqërore. Kontributi im në aspektin profesional do të vazhdoj me dinjitet. Për të gjithë nxënësit dhe ish nxënësit e mi, jam po ajo Selvetja qe kam qenë gjithmonë”, përfundoi ajo./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?