Google ADS

Dita e Holokaustit/ Osmani: Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert

11:11 | 27 Janar 2022
V. S.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot Holokaustin.

Përmes një postimi në facebook, Osmani ka thënë se në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Postimi i plotë:

Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.

Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskiriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme