Në seancën e së mërkurës në gjykimin ndaj Salih Mustafës, u dëgjua dëshmia e dëshmitarit të katërt të mbrojtjes, Hazir Borovci, Kryetar i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Dëshmitari shpjegoi periudhën e marsit të vitit 1999, ku tha se muaji mars ishte muaji i gjenocidit, nuk ishte më muaj i represionit, burgosjeve, por kishte kaluar regjimi në gjenocid.
“Dihet 5, 6, 7 marsi i familjes Jashari, si shumë familjeve tjera si në Dukagjin e pjesë tjera, më nuk flasim për dhunë e represion, po flasim për gjenocid. Ne në ato rrethana si UÇK, unë bashkërisht me shokë, vendosëm popullatën civile nga 20, 30, 50, 100 anëtarë nëpër shtëpia. Nga nën rruga në “Velani”, i vendosëm mbi rrugë, për shkak se afër ishin objektet, ndërtesat e larta”, tha ai.
Pas përgjigjeve të Borovcit ka reaguar, gjykatësja ku tha që pyetja kishte të bënte me agresionin dhe i tha mbrojtjes se nëse shikon që dëshmitari po devijon nga përgjigja duhet të ndërpritet nga avokati, në të kundërtën do ta ndërpres ajo.
Tutje dëshmitari tha se popullata afër tyre arrestohej, maltretohej fizikisht, merreshin në biseda, mbaheshin në biseda dhe në çdo pjesë të lagjes nuk mund të hynte askush dhe dilte pa u kontrolluar, me përjashtim të disa vijave që i kanë shfrytëzuar me shumë kujdes.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate./arbresh.info/
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë