Debati për krizën energjetike i thirrur nga AAK-ja shtyhet për të martën

13:46 | 24 Dhjetor 2021
V. S.

Propozimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për debat në Kuvend lidhur me krizën energjetike është shtyrë për të martën, kur do të jetë edhe vazhdimi i seancës plenare.

Me 79 për, 2 kundër dhe 2 abstenime u votua që ky mocion për debatin për krizën energjetike të shtyhet për të martën.

Kjo pikë do të jetë e para më 28 dhjetor 2021, tha shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme