Google ADS

Clark: Për mua ishte nder i jetës që pata mundësinë të ndihmojë në ndalimin e spastrimit etnik të Kosovës

11:44 | 24 Mars 2022
S D

Ish- gjenerali i NATO-s Wesley Clark, në nderë të 23 vjetorit të bombardimeve të caqeve të Serbisë nga NATO për ndaljen e gjenocidit në popullatën kosovare, në një mesazh drejtuar qytetarëve të Kosovës tha se 23 vite më parë kanë bërë gjënë e duhur dhe janë krenarë me veprimin, raporton arbresh.info.

Clark tha po ashtu se është krenar me demokratizimin e Kosovës dhe mirënjohës për miqësinë ndaj SHBA-ve.

“Në këtë ditë në vitin 1999, misionet e para ajrore të NATO-S, kanë hyrë në Kosovë dhe kanë ndryshuar historinë e Kosovës, kanë ndryshuar historinë e Evropës. I është dhënë shpresë dhe dritë gjithë botës. Por jam shumë krenarë për të gjithë ju në Kosovë për demokratizimin që keni bërë për zhvillimin ekonomik dhe sfidues që keni bërë dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës për miqësinë që keni treguar ndaj SHBA-ve. Për mua ishte nder i jetës që isha komandant i NATO-s, dhe që pata mundësin të ndihmoj në ndalimin e spastrimit etnik”, tha Clark.

Tutje ai foli edhe për vdekjen e ish-sekretares së shtetit Madeleine Albright e ku tha se ndjehet i mërzitur për humbjen e saj.

“Jam i mërzitur sot që kuptova se ka vdekur e madhja ish-sekretarja jonë e shtetit Madeleine Albright. Para tri dite u takova me Presidentin Clinton po ashtu me Tony Blair, ne të gjithë ishim bashk dhe ishim të një mendimi se 23 vite më parë  NATO ka bërë gjënë e duhur, ne bëmë gjënë e duhur për popullin e Kosovës”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme