Google ADS

Borell del haptas pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, Kurti mbrëmë e kundërshtoi

10:35 | 13 Janar 2022
V. S.

Kreu i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, spanjolli Josep Borell, ka dal hapur pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë, gjë për të cilën mbrëmë nuk është pajtuar kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në twitter, Borell thotë se njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

“Kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me referendumin për Kushtetutën që organizohet të dielën në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën, është bërë përmes lehtësimin të OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme