Google ADS

Blinkeni, Kosovës dhe Serbisë: Ulini tensionet menjëherë, dialogoni

09:13 | 31 Maj 2023
A Z

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka reaguar duke dënuar ashpër sulmet e djeshme ndaj forcave paqeruajtëse, KFOR.

Ai mes tjerash, kërkon nga Kosova dhe Serbia, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme që të ulen tensionet, transmeton klankosova.tv.

‘’Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e djeshme kundër Forcave paqeruajtëse të Kosovës (KFOR) të udhëhequra nga NATO dhe u bëjnë thirrje të dyja palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet dhe të angazhohen për bisedimet e normalizimit të udhëhequra nga BE’’.

Të ngjashme