Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të Komunës së Mitrovicës.
Krasniqi ka thënë se kandidimi i Bedri Hamzës është lajm i mirë për qytetarët e Mitrovicës.
“Nga një qytet me rëndësi të veçantë siç është Mitrovica, dhe nga një vend i kujtimeve të mira siç është Ëmbëltorja Ballkan, jam shumë i lumtur ta shpërndaj një lajm po ashtu të veçantë, të mirë e të rëndësishëm që do t’i flladitë zemrat e qytetarëve të Mitrovicës. Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit. Një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, këtë fat e ka Mitrovica”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...