Google ADS

BE-ja i jep Kosovës 6.5 milionë euro për sundim të ligjit

13:43 | 25 Maj 2023
Diellza Gashi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi, në një konferencë për medie tha se Kosova është e përkushtuar në rrugën drejtë anëtarësimit në BE.

Osmani bëri të ditur për mbështetjen prej 6.5 euro ndihmë nga Bashkimi Evropian për sundimin e Ligjit.

“Ndonëse ka edhe shumë punë për të bërë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është një konfirmim i një angazhimi dhe orientimit tonë drejt BE. Kosova këtë angazhim po e bën jo vetëm me fjalë por edhe me angazhim. Vendi ynë që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka qenë i bashkërenduar me BE. Kosova do të vazhdojë të qëndroje përkrah aleatëve për të mbrojtur demokracinë, lirinë dhe vlerat. Në këto përpjekje, BE ka përkushtimin tonë të plotë. Pas vonesave të gjata dhe të padrejta nga janari përveç që do të lëvizim pa viza Kosova do të jetë edhe në shumë fusha të tjera. Politika e zgjerimit të shihet si politika e vetme. Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Për çka kemi kontribuar si vend drejt BE”, tha Vjosa Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme