Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka qëndruar dy ditë në Ukrainë, ku ka qenë i ftuar nderi i “European Jewish Association”, për të shënuar përvjetorin e masakrës ndaj hebrenjëve.
Përmes një postimi në facebook, Hoti ka shkruar se populli shqiptar duhet të ndihet krenar me historinë e tij në mbështetje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Postimi i plotë:
Sot në gjithë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Në përkujtim të viktimave të Holokaustit, më 24 dhe 25 janar 2022 unë isha i ftuar nderi i “European Jeëish Association” në ngjarjen në Kiev të Ukrainës në përkujtim të masakrës së 33,771 hebrenjve, të ndodhur në vitin 1941.
Për dy ditë me radhë, me rreth 120 parlamentarë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të Ballkanit, Kryetari i Kuvendit të Ukrainës, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Komisioneri për Zgjerim i Komisionit Evropian Oliver Varhelyi, si dhe zyrtarë të tjerë nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, u diskutua për ndërtimin e shoqërive demokratike ku respektohet secili pavarësisht dallimeve.
Populli shqiptar duhet të ndihet krenar me historinë e tij në mbështetje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...