Dy policët të cilët humbën jetën në lumin Lepenc, kishin lëndime të shumta në kokë, dhe në ekstremitete, madje njërit prej policëve në vendin ku ka rënë vetura i janë gjendur edhe pjesë të trurit. Këto detaje i shpalos ekskluzivisht në një intervistë për arbresh.info Arsim Gërxhaliu, nga Mjekësia Ligjore.
Gërxhaliu ka shtuar së i gjithë raporti tashmë i është dorëzuar prokurorisë.
“Dëmtime më shumë kanë pasur në kokë në ekstremitet, në këmbë njeri e ka pasur gati të shkëputur, ndërsa tjetri këmben e thyer ndërsa njëri ka pasur më shumë lëndime, pasi që disa ditë më herët janë gjetur edhe trutë në vendin ku ka ra vetura, dhe në kemi dorëzuar raportin e plotë të prokuroria. Pas gjetjes kjo pjesë ka konsistuar më trupin e tij”, tha Gërxhaliu.
Ndërsa ai ka hezituar të jap detaje shtesë për rastin e aktorit të Gjakovës, Art Kurti, i cili muajin e kaluar ishte gjetur i vdekur në një veturë në periferi të qytetit të Gjakovës.
“Sa i përket rastit të të ndjerit Art Kurti, ne si mjekësi ligjore nuk japim përkufizim për vdekjen e një rasti, tjetërkush është kompetent për këtë”.
Tutje ai ka shtuar së në murgun e Mjekësisë ligjore me vite të tëra janë duke qëndruar 300 mbetje mortore, prej tyre edhe nga koha e Rankoviqit.
“Ne kemi mostra të gjakut të mbi 2000 familje por që nuk konsistojnë më pjesët e mbetjeve që janë ende këtu në murgun e Mjekësisë. Kemi mbetje që nuk janë të lidhura më luftën, kemi persona nga jashtë që kanë vdekur në Kosovës, kemi disa vajza të Moldavisë që nuk i ka kërkuar askush as pas 15 vitesh të kërkoj trupat e tyre, pastaj kemi të kohës së Rankoviqit, por kemi edhe një pjesë që i takojnë luftës së fundit por që nuk përkojnë me gjakun e familjareve të cilët kanë ardhur dhe janë interesuar. Ne e dimë sa ka raste të shumta në Kosovë kur janë varrosur mira trupa pa ju bërë ekspertiza dhe pa u verifikuar ai përkasin atyre familjeve. Janë gjithsej rreth 300 mbetje mortore që janë në murgë në Mjekësin Ligjore”.
Në këtë interviste Gerxhaliu, ka folur edhe për vështirësitë në të cilën ballafaqohet Instituti i Mjekësisë Ligjore i cili nuk mund të bëjë ekspertizat ashtu siç duhet, arsyeje mungesa e laboratorit Toksikologjike, e që funksionalizimi i saj Gerxhaliu ka thënë se ka mbetur pengë i mos përzgjedhjes ende të Drejtorit të këtij Instituti, i cili për të treten herë ka shpallur konkurse për të zgjedhur Drejtorin e Mjekësisë Ligjore.
“Është hera e tretë që kam aplikuar dhe dy herë është anuluar konkursi nuk kanë dhëne informacione më tepër unë jam në garë për drejtor dhe jam njeriu i parë që ju kam bashkangjitur këtij instituti dhe bashkë me rritjen e institutit jam rritur edhe vetë”, ka shtuar ai.
Ndërsa i pyetur për vazhdimin e gërmimeve për personat e zhdukur në pjesën e Serbisë, Gerxhaliu ka thënë për Arbresh.info, se presin që të marrin një sinjal nga Serbia dhe pastaj të rifilloj gërmimet në Kizhavak.
Por ka treguar se po përballen me vështirësi për të dërguar ekipin në Serbi shkaku i mungesës së mjeteve financiare.
Ndërsa lidhur me dyshimin e familjareve për një varr masiv në Mitrovicën Veriore, Gërxhaliu, ka thënë se në atë lokacion do të fillojnë gërmimet vetëm pasi të jepet leja nga EULEX-i./V.Selimi/Arbresh.info/
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në linkun më poshtë:
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...