Është arrestuar Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, i dyshuari kryesor për plagosjen e trefishtë në Pejë mbrëmë rreth orës 21:00.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Para pak çastesh është lokalizuar nga Policia e Kosovës dhe është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48-orë”, tha Nikçi.
Ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë mbrëmë është në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë, por më stabile sesa i plagosuri tjetër.
Ndryshe, tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:25 në Pejë.
Të plagosurit u transferuan nga Spitali i Pejës në QKUK në gjendje të rëndë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Njëri nga tre të plagosurit në Pejë është në gjendje të rëndë
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga ...
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun