Aksident trafiku te konviktet në Prishtinë, lëndohen dy persona

12:52 | 10 Dhjetor 2021
V. S.

Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku te konviktet në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç ‘rast lëndime kanë pësuar dy persona, këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës për Arbresh.info

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, të përfshira kanë qenë tri vetura ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme