Aksident në Vranidoll, gjashtë persona të lënduar

15:10 | 31 Tetor 2021
V. S.

Gjashtë persona janë lënduar nga një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura, kështu ka bërë të ditur Agron Borovci, nga zyra për informim në Policin e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen “Prishtinë – Podujevë” respektivisht në fshatin Vranidoll. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërkaq gjashtë persona janë lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjej./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme