Google ADS

Emërohet edhe një zëvendësministër, numri arrin në 71

14:26 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Numan Baliq është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, nga kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Klan Kosova.

Lajmin për emërimin zëvendësministër e ka bërë të ditur vetë Numan Baliq në Facebook, duke postuar një komunikatë të partisë së tij për Veprim Demokratik-SDA.

“Në takimin e sotëm në Zyrën e Kryeministrit, kryetari i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj mori vendimin për emërimin e Numan Baliqit zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme