1.4 milion euro në vit do të kursehen me zvogëlimin e numrit të ministrave e zëvendësministrave

16:28 | 29 Maj 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka publikuar raportin e 100 ditëshit të qeverisjes.

Sipas raportit në këto 100 ditë u morën afër 200 vendime me të cilat u zvogëlua kabinetin qeveritar; përgjysmuan pagat për qeverinë, ulja e shpenzimeve dhe parandalimi i keqpërdorimit me paranë publike, transmeton portali arbresh.info.

Si rezultat;

– 1.4 milion euro në vit do të kursehen pasi ka më pak ministra, zv. ministra, këshilltarë e asistentë.

– 1.1 milion euro në vit do të kursehen nga përgjysmimi i pagave të qeveritarëve.

– Mbi 300,000 euro në vit dhe do të kursehen nga heqja e privilegjeve të shumta dhe shpenzimeve në telefona, makina e udhëtime zyrtare, dreka e darka./arbresh.info/

RAPORTI I PLOTË KËTU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme