Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dhënë detaje lidhur me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj tha se gjatë takimit në SHBA është takuar me drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Jeremy Long.
“Në takim me z. Long vlerësova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe theksova që Kosova në NATO është vendim i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, shkruan Haradinaj.
Tutje, kreu i AAK-së bën të ditur se ka theksuar se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme.
“Theksova se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces”, shkruan Haradinaj./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...