Fondacioni “Behgjet Pacolli” kishte ndërtuar falas katin e dytë të Fakultetit Filozofik më 2006.
Ky projekt i realizuar nga gjiganti i ndërtimit “Mabetex” kishte kushtuar 1.3 milion euro, shkruan portali arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur Behgjet Pacolli, pasi ditë më parë tregoi se kishte investuar edhe në ndërtimin e Universitetit Amerikan në Kosovë.
“Universiteti i Prishtines.
“Disa ditë më parë, bëra një postim në lidhje me dhurimin e fondacionit “Behgjet Pacolli” për ndërtimin e Universitetit Amerikan në Kosovë, një investim që kishte tejkaluar shumën mbi 4.5 milion.
“Shumë komentues ishin “të shqetësuar” pse nuk ishte bërë ndonjë dhurim në universitetin publik në Prishtinë.
“Qe pra… në vitin 2006, Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhuroi bujarishtë shumen prej, mbi 1.300,000 EU për ndërtimin e katit të dytë dhe hapsira tjera te Fakultetit filozofik.
“Jam i lumtur që një pjesë e studentëve të Universitetit të Prishtinës po kryejnë aktivitetet e tyre akademike në ambiente dinjitoze moderne”, shkruan ai në Facebook./arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...