Google ADS

1.2 milionë refugjatë kanë kaluar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus

09:22 | 8 Mars 2022
S D

Të paktën 1.2 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, shkroi Garda Kufitare Polake të martën herët në Twitter.

141.500 refugjatë kaluan përmes kufirit vetëm të hënën, sipas Gardës Kufitare, raporton CNN, transmeton arbresh.info

Në total, të paktën 1.7 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, sipas Kombeve të Bashkuara. Megjithëse shumica kanë kaluar në Poloni, shumë të tjerë kanë hyrë gjithashtu në Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Rumani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme