Presidenti i vendit Hashim Thaçi pritet që sot gjatë ditës të dekretoj rishikimin e buxhetit për vitin 2017.
Kështu ka thënë për arbresh.info, Shqiprim Lika veteran i luftës së UÇK-së në Rajonin e Dukagjinit.
Ai ka thënë se në bazë të informatave që ka ky proces do të përfundohet sot.
“Unë kam informata që kjo pjesë është në dorën e presidentit Thaçi, është dashur të nënshkruhej sot, unë po pres që me qenë mediale dhe me dal publike nuk e di a e ka nënshkruar apo do ta nënshkruaj gjatë ditës dekretimin e buxhetit mirëpo informatat i kemi që sot gjatë ditës do të ndodhë kjo si proces”, ka thënë ai për arbresh.info.
Sipas tij nëse sot presidenti i vendit Hashim Thaçi dekreton rishikimin e buxhetit për vitin 2017 pagat e veteranëve do të dalin këtë të premte.
“Unë po them që prapë është në dorën e presidenti dhe presidenti është dashur që sot gjatë ditës me kry këtë akt ligjor, është në dorën e presidentit dhe duhet me kry si obligim. Unë po mendoj që nëse sot e kryen presidenti të premten dalin pagat”, ka shtuar Lika.
Lidhur me këtë çështje arbresh.info ka kërkuar përgjigje edhe nga zyra e presidentit, mirëpo përgjigja e tyre ka qenë se Projektligji nuk ka ardhur në presidencë ende.
“Ligji me plotësimet dhe ndryshimet për buxhetin i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ende nuk ka ardhur në Zyrën e Presidentit”, ka konfirmuar presidenca.
Ditë më parë portali arbresh.info ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Financave se kur do të dalin pensionet e veteranëve mirëpo zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se janë duke pritur dekretimin nga presidenti.
“Jemi në pritje që rishikimi i buxhetit të dekretohet nga Presidenti i Kosovës. Për më shumë, për këtë çështje ju lutem të kërkoni përgjigje në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka thënë Muharrem Shahini, drejtor në Zyrën për komunikim me publikun në Ministrinë e Financave.
Arbresh.info ka kërkuar përgjigje edhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale por që nga e premjta e javës së kaluar ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje./arbresh.info/J.Zhuniqi/
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...