Sot mbahet konferenca “Ekipet e ndërmjetësimit në funksion të parandalimin të dhunës në shkolla” që organizohet nga Qendra e Kosovës për Arsim (KEC) dhe forumZFD me mbështetjen e UNICEF dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Konferenca mbahet nga ora 09.30.
Qëllimi i kësaj konference është prezantimi i rezultateve të projektit “Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve” dhe rekomandimeve për hapat e mëtutjeshëm në këtë sektor.
Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe forumZFD me përkrahjen e Zyrës së UNICEF në Kosovë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT, përgjatë dy viteve kanë zbatuar projektin “Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve”.
Qëllimi i projektit ka qenë përkrahja e shkollave dhe komunave për të zbatuar Rregulloren QRK 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar, përmes fuqizimit të kapaciteteve të shkollave dhe ngritjes së vetëdijes për ta trajtuar në mënyrën e duhur problemin e dhunës. Projekti ka mbështetur 70 shkolla për krijimin e Ekipeve të ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...