?LIVE Momenti kur nuk i plotësohet “dëshira” Rusisë për largimin e flamurit të Kosovës nga Gërvalla

11:07 | 14 Prill 2021
arbresh.info

Rusia nuk arriti të largojë flamurin e Kosovës gjatë paraqitjes së Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk jemi kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës në këtë takim, pasi kjo është edhe praktike. Sidoqoftë kërkoj vëmendjen e vendeve anëtare të Këshillit të shohin se zonja Gërvalla është ulur pranë flamurit të Kosovës, dhe siç dihet Kosova nuk është shtet i njohur universalisht, është territor dhe tetë vendet e Këshillit të Sigurimit nuk e njohin Kosovën si shtet. Zoti President, për të proceduar duhet ta pyesni përfaqësuesen e Kosovës të ndryshojë prapavijën, apo të largojë flamurin nga prapavija dhe do të mund të jemi të gatshëm të vazhdojmë”, deklaroi përfaqësuesi i Rusisë, shkruan arbresh.info.

Pas kësaj kërkese fjalën e kërkoi përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.

“Zoti President, vetëm sa për të sqaruar se ky nuk është ndonjë takim formal i Këshillit… Nuk shohim ndonjë arsye që asaj t’i kërkohet të ndryshojë prapavijën e prezantimit”, është shprehur përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.

Pas kësaj deklarate, para se të mbyllej mbledhja për publikun kërkonte fjalën përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, presidenti i Këshillit kërkoi që mbledhja të mbyllej në kohën kur fjalën po e kërkonte dhe përfaqësuesi i Rusisë.

Pas diskutimeve të mbyllura u vazhdua me diskutimin duke mos ndryshuar asgjë nga prapavija e Gërvallës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm