?#LIVE Gastronomët me tenxhere e lugë protestojnë vendimin për mbyllje të kafiterive

12:07 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Për të kundërshtuar masat e reja të Qeverisë së Kosovës për të mbyllur veprimtaritë afariste si kafenetë e restorantet, Shoqata e Gastronomëve ka thirrur protestë.

Metoda e protestës është me lugë e tenxhere, raporton portali arbresh.info

Sipas vendimeve të fundit vatër e rritjes së numrit të infektimeve në Kosovë po është sektori i gastronomisë që nuk po i respekton udhëzimet e IKSHPK-së.

Ndërkohë afaristët kërkojnë ndihmë nga Qeveria, pasi që Pakoja e Rimëkëmbjes për disa herë ka dështuar në Kuvend./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme