Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë thirrje që të respektohen masat e reja anti-Covid-19, të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi.
Ai thotë së QKUK është mobilizuar që të ofrojë përkujdesje për pacientët te infektuar me virusin korona. Ndërkohë që ka theksuar se “mos t’i mbushim spitalet, mos e bëni të pamundur kujdesin për secilin pacient që ka nevojë për përkujdesje. Kjo luftë kërkon bashkëpunimin tuaj të plotë qytetarë të nderuar”.
I pari i Shëndetësisë ka premtuar ndërtimin e një spitali anti-Covid, i cili do të ketë 500 shtretër, por ai nuk është ende gati.
Postimi i plotë i Zemajt:
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, është e mobilizuar për të ofruar përkujdesje për pacientët me Covid 19. Personeli shëndetësor tash e nëntë muaj është më vijën e parë të ballafaqimit me virusin vdekjeprurës.
Po, ata janë lodhur dhe shumë të ngarkuar. Kërkohet kujdes dhe mobilizim që të respektojmë masat dhe vendimet në mënyrë që kapacitet spitalore mos të ngarkohen dhe të vijmë deri te në situatat e pa përballueshme, sikur që po ngjanë në botë.
Mos t’i mbushim spitalet, mos e bëni të pamundur kujdesin për secilin pacient që ka nevojë për përkujdesje. Kjo luftë kërkon bashkëpunimin tuaj të plotë qytetarë të nderuar.
Respektoni masat sepse ato janë për ta penguar virusin dhe për ta trajtuar me më shumë efikasitet.
Zbatoni masat! Bashkë ia dalim!
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor