​Zemaj në Gjakovë: Policia e Kosovës, me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë

19:08 | 24 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar sot se Policia e Kosovës me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë dhe situata e pandemisë ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë.

Ai gjatë një vizite që i bëri policisë në Gjakovë bashkëbisedoi për të arriturat dhe sfidat e përbashkëta në pandemi.

Ai tutje ka thënë se puna e Policisë së Kosovës, është e pazëvendësueshme.

Postimi i tij i plotë:

Sot, vizitova Policinë në Gjakovë, ku pata bashkëbisedim për të arriturat dhe sfidat e përbashkëta në pandemi.
Policia e Kosovës, me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë. Situata e pandemisë, ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë.
Puna e Policisë së Kosovës, është e pazëvendësueshme. Orari i zgjatur, kontakti i pareshtur me qytetarët për të zbatuar rekomandimet e luftimit dhe parandalimit të pandemisë, sollën pasoja.
Nderim për Policinë e Kosovës!

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3426782080701981

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme