Qeveria të ndryshoj qasje në nxitjen e investimeve të huaja. Ti ndalim këto konferenca të mëdha të investimeve të cilat nuk kanë ndonjë fokus të caktuar as në kuptimin e sektorit, biznesit, ose të investitorëve të cilët dëshirojmë që t’i kemi në vendin tonë. Jam shumë i zhgënjyer edhe me vonesat që Qeveria po i bënë në kompletimin e pakos fiskale. As në 2017-të nuk pres ndonjë zhvillim të madh ekonomikë.
As këtë vit me këtë dinamikë të ngadalshëm të implementimit të strategjisë qeveritare për zhvillim ekonomik , nuk pritet të ketë përmirësim të normës së investimeve të huaja , ka thënë ndër të tjera kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, në një intervistë për “KosovaPress”. Ai ka tregon se në vitin 2016-të kishte 50% më pakë investime të huaja se sa në vitin e kaluar.
Situata e rëndë politikë, sundimi i rendit dhe ligjit , janë faktorët kryesor që kanë ndikuar në rënien e investimeve të huaja në vend. Çdo vit po bie interesimi i investitorëve të huaj për të shtrirë kapitalin në Kosovë.
“Janë pa dyshim faktorët politikë edhe situata politike. Nëse situata e rënduar politike kombinohet pastaj me të gjithë dinamikën e ngathtë e institucioneve publikeve edhe norma e investimeve direkte nuk mund të shënoj përmirësim jo në mënyrë që të befasohemi brenda viti 2017-të”, tha Zeka.
Ai thotë që Qeveria duhet të ndryshoj qasje e jo të vazhdoj me konferenca për nxitje të investimeve të huaja.
“Edhe interesimi madje ka shënuar rënie…Viti 2016 –të, ka treguar që dinamika jonë e ngadaltë edhe në aprovimin e ligjeve të reja edhe në përmirësimin e mjedisit të bërit biznes do të na ndëshkoj edhe realisht jemi ndëshkuar si shtet në aspektin e normës së investimeve të huaja që i kemi pasur gjatë vitit 2016-të. Që po thuajse ka qenë i përgjysmuar në krahasuar me një vit paraprakë. Ajo çfarë duhet të ndodh urgjentisht është që ne gjitha institucionet e këtij shteti të ulemi të koordinohemi më mirë, të bëjmë fushat më të targetuara për tërheqjen e investimeve të huaja n. Ti ndalim këto konferencat e mëdha të investimeve të cilat nuk kanë ndonjë fokus të caktuar as në kuptimin e sektorit , biznesit ose të investitorëve të cilët dëshirojmë që ti kemi në vendin tonë. Duhet të ndryshoj qasja jonë si shtet , duhet të kompletojmë reformën ligjore që ka nisur që nga viti 2015-të e tutja”, tha Zeka.
Ai është shprehur i zhgënjyer edhe me vonesat që Qeveria po i bënë në kompletimin e pakos fiskale.
“Jemi të zhgënjyer me faktin qe ka pasur vonesë goxha të gjatë në kompletimin e kësaj pakoje fiskale gjithashtu edhe në kompletimin e gjithë reformës fiskale, ndoshta ka mundur të bëhet shumë më tepër. Legjislacioni i ndryshuar tatimor i shtatorit të vitit 2015 ka krijuar hapësira të reja edhe për lirimet tatimore, të njëjtat ende nuk janë në fuqi për shkak se administrata tatimore e Kosovës edhe ministria e financave nuk e kompletojnë legjislacionin sekondar, nuk arrijnë që të nxjerrin një udhëzim administrativ… Është po ashtu lista e lëndëve të para të cilat i kemi kërkuar tash e sa kohë që të lirohen nga detyrimet doganore.”, tha Zeka.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, në Prishtinë, Arian Zeka, thotë se korrupsioni dhe mos implementimi sa duhet i prokurimit publik mbesin problem që ndikojnë në përmirësim të ambientit për bërje biznes.
“Po ashtu edhe faktorët tjerë e që lidhen me sundimin ligjit në sfera të tjera, luftimi i korrupsionit, implementimi jo i duhur i legjislacionit të prokurimit publik. Ku ende shihet që ka probleme , pavarësisht faktit që tashmë kemi prezantuar si shtet edhe prokurimin elektronik, megjithatë problemet vazhdojnë të ekzistojnë edhe gjitha këto probleme, shqetësime të cilat shprehen nga Oda Amerikane dhe nga asociacionet të tjera të biznesit nga bizneset individuale, ata që kanë provuar që të vijnë këtu edhe janë përball me çfarë do mundësie edhe të korrupsionit natyrisht që largohen nga ky vend edhe përhapin një mesazh shumë më të keq jashtë vendit se sa çfarë do veprimi tjetër.”, tha Zeka.
Ai nuk pret ndonjë mrekulli të ndodh këtë vit. Këtë vit sipas tij Qeveria vështir se do të mund të realizoj projekte madhore si Kosova e Re dhe Brezovica.
“Me dinamikën momentale ajo çfarë mundë të shprehim me optimizëm është që do të nisë projekti i ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, mund të ketë ndonjë lëvizje hapa në aspektin e prezantimit të thirrjes për ofertuesit e ri ose të negociatave , nëse e shfrytëzojmë ligjin e ri për investime strategjike me investitorët potencial strategjik për privatizimin e Brezovicës por assesi përfundimin e këtij procesi as përzgjedhja e privatizuesit të mundshëm të Brezovicës brenda vitit 2017-të. Jo ne këtë dinamik të punës të cilën po e shohim edhe assesi duke e ditur edhe përvojën e njëjte të institucioneve të të kaluarën. “, tha Zeka.
Bazuar në të dhënat e Fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, në vitin 2016 ka pasur rënie të Investimeve të Huaja Direkte (IHD). Deri në shtator të vitit 2016, arritën vlerën prej 182.3 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vlerën prej 268.5 milionë euro të regjistruar në periudhën e njëjtë të vitit 2015.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi