​Zbulohet pllaka përkujtimore me gabim drejtshkrimor

18:33 | 28 Shtator 2015
M. A.

Gabimet gjuhësore nëpër tabelat, mbishkrimet, panotë reklamuese… gjithandej nëpër Kosovë janë bërë një dukuri aq e përditshme, saqë vërtet bëhet i pakuptimtë komentimi për to.

Prandaj, as gabimin në fjalinë e shkruar (një fjali e vetme!) në këtë pllakë përkujtimore që u zbulua sot në Jezerc të Ferizajt, në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së të këtij rajoni, nuk do ta komentojmë. Vetëm po e regjistrojmë.

Është pak e besueshme se si askush nuk ka vërejtur se në fjalën qen vetëm është dashur t’i shtohet një ë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme