Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar aktivistin Arbnor Dehari, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, VV-ja ka bërë të ditur se në këtë ditë, kryetari Albin Kurti së bashku me prindërit e Arbënorit dhe Astritit, Avni Dehari, Xhemile Dehari si dhe deputetin Liburn Aliu kanë bashkëbiseduar për jetën dhe veprën e të ndjerit.
“Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes e tyre, por për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore, si në vend ashtu edhe kudo në botë”, thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Me rastin e ditëlindjes së aktivistit të pashembullt që e pati Lëvizja VETËVENDOSJE!, Arbënor Deharit, Kryetari Albin Kurti së bashku me prindërit e Arbënorit dhe Astritit, z. Avni Dehari dhe znj. Xhemile Dehari, dhe deputetin Liburn Aliu, bashkëbiseduan për jetën, veprën dhe angazhimin shoqërorë e politik të tij, duke ndarë ngjarje që më parë nuk i dinim as si aktivistë por as edhe si shoqëri. Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore, si në vend ashtu edhe kudo në botë.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës