Lëvizja Vetëvendosje në Drenas përshëndet themelimin e Iniciativave qytetare në lokacionet e caktuara në këtë komunën, duke konsideruar se nëse këto Iniciativa i qëndrojnë besnike të kaluarës së popullit tonë dhe i braktisin veprimet e PDK-së, të cilët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme vendit, Vetëvendosje është e gatshme për bashkëpunim.
VV uron që këto iniciativa të jenë më të vërtetë zëri i qytetarit, dhe të vazhdojnë rrugën e tyre deri në fund pa u ndikuar nga të tjerët.
“E rëndësishme është se këto Iniciativa përveç qytetarëve, që po bëhen pjesë e një lëvizje të re, atyre po iu bashkëngjiten apo edhe po i kryesojnë njerëz të ish partisë në pushtet (PDK), të cilët në kohë dhe rrethana të ndryshme kanë ndihmuar këtë parti. Ne mendojmë se përveç paknaqësive që kanë këta njerëz me keq-qeverisjen e ish partisë së tyre, si në nivel lokal, po ashtu edhe atë qendror, ata janë të pakënaqur edhe me trajtimin e çështjeve të mëdha nga PDK-ja. Kjo parti e cila kur ishte formuar nuk kishte qëllim braktisjen e idealeve kombëtare, nëpërkëmbjen e vlerave të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, deformimin e procesit të vlerësimit të kontributit të secilit në kohë lufte dhe kohë paqeje. Iniciativat e formuara si të tilla mund të qëndrojnë vetëm duke u bazuara në ato parime dhe mos braktisjen për asnjë moment nga e kaluara e historike e Drenicasve të cilët dhanë gjithçka nga vetja e t yre”, ka thënë ai.
Lëvizja Vetëvendosje në Drenas konsideron se nëse këto Iniciativa i qëndrojnë besnike të kaluarës së popullit tonë dhe i braktisin veprimet e bashkëpartiakëve të tyre, të cilët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme vendit, si në nivel lokal po ashtu edhe atë kombëtar, ne do të jemi të gatshëm për bashkëpunim
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...