Injorimi i himnit të Kosovës nga deputetët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi e Visar Ymeri, ka ngjallur diskutime të shumta në publik.
Ishin këta të vetmit injorues në mesin e gjithë të pranishmëve të tjerë, në Kongresin e Katërt të partisë Aleanca Kosova e Re, shkruan Indeksonline.
Mirëpo të tillë nuk janë treguar kur është intonuar himni kombëtar.
Ymeri me të dëgjuar intonimin e himnit kombëtar, është ngritur në këmbë duke mos u treguar injorues si me shtetin e tij, prej të cilit merr pagë.
Veprimet e Kadaj Bujupit, e Ymerit për veteranëvt cilësohen si fyerje. Kështu është shprehur Kryetari i Veteranëve, Hysni Gucati.
Gucati në një prononcim për Indeksonline ka thënë se derisa paguhen prej parave të taksapaguesve, e zënë vend në ulset e Kuvendit edhe ata do të ishte e hijshme që të respektonin himnin tonë.
“Derisa marrin paga prej shtetit të Kosovës ata duhet me njoft edhe himnin e Kosovës. Edhe ata është dasht me u ngrit për hir të shtetit të Kosovës, se ata paguhen prej taksapaguesve dhe punojnë në Kuvendin e Kosovës, e kanë marrë votën prej popullit tonë” , është shprehur Gucati.
Sipas tij kjo është një fyerje për shtetin e Kosovës.
“Atyre iu ka pas hije që të ngriten në kambë sikur gjithë qytetarëve të tjerë. Kjo është injorim dhe fyerje për shtetin e Kosovës. Përderisa pranojnë me ul në Kuvendin e Kosovës është dasht me respektu himnin e Kosovës”, ka deklaruar kryetari i OVL e UÇK-së.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...