Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ka plot arsye të ndihemi krenar me zinxhirin e shërbimit shëndetësor që është ndërtuar në Kosovë gjatë këtyre dekadave të pavarësisë sepse po e përballon mirë pandeminë.
Megjithatë, thkeson se qeveria qendrore ka mundësi të bëj shumë më tepër për t’i mbështetur siç duhet farmacistët dhe gjithë të tjerët që janë të angazhuar në luftën kundër koronavirusit.
Veseli ka shkruar në Facebook se gjatë vizitës në Ferizaj, është ndalur në një barnatore për të biseduar me farmacistët lidhur me gjendjen aktuale dhe shqetësimet e tyre.
Postimi i plotë i Veselit:
Në Ferizaj u ndala në një barnatore për të biseduar me farmacistët lidhur me gjendjen aktuale dhe shqetësimet e tyre. Duhet të tregojmë mirënjohje edhe ndaj punonjësve shëndetësor të sektorit privatë, si farmacistët, të cilët gjithashtu dita ditës janë në shërbim të qytetarëve dhe janë gjithashtu duke u përballur personalisht me kërcënimin e koronavirusit.
Kemi plot arsye të ndihemi krenar me zinxhirin e plotë të shërbimit shëndetësor që kemi ndërtuar në Kosovë gjatë këtyre dekadave të pavarësisë sepse po e përballon mirë pandeminë. Megjithatë mendoj se qeveria qendrore ka mundësi të bëj shumë më tepër për ti mbështetur siç duhet farmacistët dhe gjithë të tjerët që janë të angazhuar në luftën kundër koronavirusit.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...