Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me presidentin e Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Pallatin Hofburg në Vjenë, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe intensifikimin e agjendës euro-atlantike për Kosovën.
Presidenti Thaçi e ka uruar presidentin Van der Bellen për zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit të Austrisë dhe ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera, historikisht, në mes të Kosovës dhe Austrisë.
“Austria ka qenë ndër zërat kryesor përkrahës për Kosovën para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Sot është ndër investitorët kryesor në Kosovë. Dëshirojmë që bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më tutje”, u shpreh presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova po vazhdon me konsolidimin e institucioneve shtetërore, duke vazhduar me reformat në ekonomi, në ndërtim të institucioneve demokratike dhe në sundim të ligjit.
Duke folur për rajonin, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me vendet fqinje, derisa me Serbinë është e përfshirë në procesin e dialogut që duhet të sjellë normalizim të plotë të marrëdhënieve, bashkëpunim ndër-fqinjësor dhe pajtim në mes dy shteteve.
Duke folur për BE-në, presidenti Thaçi u shpreh se vonesat e BE-së janë shqetësimi kryesor për Kosovën dhe për tërë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Nuk po kërkojmë konfrontim me BE-në, por dialog të sinqertë dhe strategjik, që do të sjellë integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE”, u shpreh presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka thënë se Austria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...