Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se ditëve të fundit ka zhvilluar konsulta intensive me partnerët strategjikë të Kosovës në Uashington, Londër, Berlin dhe Paris, me qëllim të bashkërendimit të agjendës euro-atlantike për Kosovën.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Ditëve të fundit kam zhvilluar konsulta intensive me partnerët tanë strategjikë.
Në Uashington, Londër, Berlin, Paris me qëllim të bashkërendimit të agjendës euro-atlantike për Kosovën.
Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës, do të dinamizojë dhe qartësojë agjendën tonë, dhe është argument shtesë për miqtë dhe partnerët tanë.
Përderisa po hyjmë në fazën finale të normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, jemi të bekuar me mbështetjen e palëkundshme të aleatëve tanë strategjikë.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...