​Thaçi: Do të respektohet vendimi i 2014-es për mandatin e Qeverisë

20:50 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se do të zbatojë vendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Thaçit, ky vendim shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast koalicioni PAN, është mandatari për formimin e Qeverisë.I pyetur se cilët do të jenë hapat e tij në rast të dështimit të formimit të formimit të institucioneve nga koalicioni PAN, Thaçi ka ripërseritur se vendimi i Kushtetueses në vitin 2014 është i qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime siç tha ai politike.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 është i qartë pa mundësi të interpretimeve politike, ku fituesi e formon Qeverinë”, tha Thaçi në një intervistë për televizionin publik. Presidenti ka folur edhe për çështje të tjera si integrimet evropiane dhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi është shprehur i bindur se Serbia në kuadër të integrimeve evropiane do të njohë edhe pavarësinë e Kosovës.

“Në kuadër të integrimeve evropiane edhe Serbia do të njohë Pavarësinë e Kosovës dhe kjo do të ndodhë” ,tha Thaçi. Ai ka përshëndetur siç tha debatin e brendshëm të paralajmëruar nga Serbia për largimin e Kosovës nga Kushtetuta e saj, derisa ka thënë se shteti serb është i obliguar të kryejë edhe detyrime të tjera të dala nga dialogu në mes të të dyja vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme